Një tjetër aksident automobilistik ka ndodhur në Tiranë, një ditë pas përplasjes fatale me dy të vdekur.

Mbrëmjen e kësaj të premteje, rreth orës 22:25, një triçikël është përplasur me një makinë në rrugën “Bardhyl”. Mësohet se triçikli që udhëtonte nga rruga “Qemal Stafa” drejt rrugës “Bardhyl” humbi kontrollin dhe doli në anën tjetër të korsisë, duke përplasur një automjet, sikurse duket edhe në pamjet e publikuara nga tvklan.al.

Burimet policore thonë se ka mbetur i plagosur drejtuesi i triçiklit, i cili mori mjekim në spital. Për fat të mirë gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut. Shoferi do të pyetet nga policia lidhur me shkaqet e aksidentit.

Përplasja mes dy mjeteve ka shkaktuar trafik dhe për pasojë është bllokuar segmenti rrugor nga kryqëzimi i rrugës “Bardhyl” drejt Farmacisë 10. /tvklan.al