Policia e Lushnjes vijon me aksionet në terren për të ndëshkuar “të fortët”. Gjatë kontrolleve në terren për të kapur personat me precedent penal apo që qarkullojnë me armë, është arrestuar një 24-vjeçar që shpërndante drogëra të forta.

Në pranga ra Sebastian Haliti 24 vjeç, i cili në automjetin e tij mbante 15 doza kokainë. Lënda narkotike ishte fshehur në kroskotin e makinës. Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe 27-vjeçari me iniciale L.A., i cili ndodhej pasagjer në automjetin e të arrestuarit.

Gjithashtu nga verifikimi që i është bërë makinës tip Mercedes-Benz, dyshohet se mund të jetë i vjedhur dhe trafikuar. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale. 

/tvklan.al