Milani do të përballet këtë të Premte me Udinesen në kampionat, në një sfidë ku kuqezinjtë do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.

Ashtu siç ka ndodhur shpesh këtë sezon, edhe këtë herë, trajneri Conceicao pritet të bëjë eksperimente në formacion.

Në mungesë të Kyle Walker, tekniku portugez ka provuar një mbrojtje me 3 lojtarë, për sfidën ndaj Udineses.

Në qendër të mbrojtjes priten Tomori, Gabbia dhe Pavlovic, ndërsa nga krahët do të jenë Theo Hernandez dhe Alex Jimenez.  

Në skemën 3-4-2-1, Abraham pritet të luajë në qendër të sulmit, i ndihmuar nga Pulisic dhe Leao nga krahët.

Ndeshja Udinese-Milan do të luhet mbrëmjen e kësaj të Premte, duke nisur nga ora 20:45. /tvklan.al