Filmimet zbulojnë fshehjen e armës së krimit në një servis

Një tjetër person është shoqëruar mbrëmjen e sotme nga Policia e Elbasanit pasi dyshohet i përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Shoqërimi i tij për në polici erdhi pas këqyrjes së pamjeve filmike pranë servisit në pronësi të Seit Manehasës, ku personi i arrestuar shihet duke vendosur armën poshtë serbatorit të makinës. 

Identiteti i tij nuk është zbuluar, por është mësuar se ai është mik i Seit Manahasës, pronarit të servisit ku u gjet pistoleta, që u përdor për ekzekutimin e Ramazanit.

Tv Klan