Pas trajnerit një tjetër drejtues i rëndësishëm është larguar nga Barcelona. Bëhet fjalë për Eric Abidal, ish-lojtari që aktualisht punonte si drejtor teknik. Lajmin për largimin e tij e njoftoi Barcelona këtë të martë.

“Barcelona dhe Eric Abidal kanë arritur në një marrëveshje që çon në përfundimin e kontratës që mbante bashkuar dy palët”, thuhej në deklaratën e klubit katalanës, që ndër të tjera falenderonte francezin për angazhimin dhe profesionalizmin e tij.

Mbetet të shihet në vijim se cili drejtues tjetër do të largohet nga radhët e katalanasve. Presidenti Bartomeu ka premtuar ndryshime si në klub edhe tek lojtarët pas humbjes turpëruese 8 me 2 ndaj Bayern.

Ndërkohë “telenovela” e kësaj vere pritet të jetë Lionel Messi. Në disa media flitet se ai ka kërkuar largimin, por gjërat do të shikohen me kalimin e kohës. /tvklan.al