Tjetër magji e Erlind Haaland - Tv Klan

Tjetër magji e Erlind Haaland


Tjetër magji e Erlind Haaland

22:24 15/10/2021

Norvegjezi godet objektivin në portë, United e City rrisin interesin


Erling Haaland vijon të mbetet temë diskutimi, pak për rekordet e tij të vazhdueshme dhe pak për të kuptuar se me cilën skuadër do luajë pas Borusia Dortmund.

Sulmuesi i ri norvegjez gjeti një tjetër mënyrë për të pushtuar titujt kryesorë të mediave botërore. Tre topa, njëri mbi tjetrin dhe objektivi i përqendruar në bashkimin e shtyllave të portës. Ekzekutimi ishte fantastik.

Hëland është kthyer në objektivin e madh të shumë skuadrave Evropiane. 21-vjeçari ka lënë menjëherë gjurmë me fanellën e verdhezinjve, ku në 67 sfida ka realizuar 68 gola. Në verën e vitit të ardhshëm, në kontratën e norvegjezit mund të shfrytëzohet klauzola e largimit nga ‘Signal Iduna Park’ prej një shifre prej 75 milionë Euro. Interesi më i madh për të siguruar shërbimet e talentit vjen nga klubet e Premier League, Mançester Siti dhe Junajtid.

Klan News








Të ngjashme