Kryesocialisti Edi Rama tha se edhe në PS ka njerëz që tjetër të thonë në sy, e tjetër të bëjnë pas kurrizit. Këtë tha se e ka përjetuar vetë mbi shpinë, madje i janë ngjitur nga pas.
“Unë nuk i siguroj dot ata të cilëve po u drejtohem se do bëhen deputetë, sepse i takon secilit të bindë njerëz, të bëjë ndjekës, të provojë se mund ta përfaqësojë denjësisht këtë parti duke sjellë vota për skuadrën tonë, por unë i siguroj që dikush ka dëshirë të angazhohet, të merret me politikë dhe të behet deputet që nga viti i ardhshëm, apo të marrë të tjera përgjegjësi në nivele të ndryshme siç ka ndodhur më parë, nuk ka asnjë derë tjetër që bën punë. Pazari i politikës ka plot në dyqane, por PS është e vetmja derë që kush do të hedhë një hap për t’u angazhuar e ka një mundësi reale. Jo sepse PS është një shtëpi pa probleme, nuk e them dot këtë, kemi plot probleme dhe ne.
Jo se në PS nuk ka njerëz që tjetër të thonë në sy dhe tjetër të bëjnë pas kurrizit. As këtë nuk e them dot. I kam njohur edhe vetë të tillë të paudhë, madje aq të paudhë sa do të habiteshit po t’ju tregoja çfarë më thonin në sy dhe çfarë më bënin pas shpine. E kur kanë arritur jo vetëm të ngjiten, por jo vetëm të ngjiten, por edhe të më ngjiten edhe mua këtu, ku sidoqoftë është, merreni me mend sa nga këta ka më poshtë, deri aty ku këta njerëz që po u drejtohem, duhet të nisin rrugën. Siç ju them këtë, ashtu siç janë unë jam po ai që them, besojeni, besojeni, PS është e vetmja rrugë për ju. PS është e vetmja rrugë për çdo të ri apo të re, qoftë 20 apo 30, qoftë edhe 60 si puna ime. Nëse ka vërtetë dëshirë të merret me politikë nuk ka asnjë udhë tjetër për t’u dalluar nga ata që i ka mësuar përmendësh fjalët për Shqipërinë, integrimin, progresin, zhvillimin, solidaritetin, njerëzimin, por merren vetëm me llafe. Ndërkohë që për të bërë betejë, bashkë me ne dhe për t’i ngjitur më tutje majat e reja dhe përtej asaj të 2030 që jeta jote të marrë një kuptim të mirë duke bërë punë të mira dhe për të tjerat, dhe të bëjë krenar këdo për veten e tij si anëtar i një partie është vetëm dhe vetëm kjo familje e madhe shqiptarësh që quhet PS”, tha Rama./tvklan.al