Gjimnasti i Shqipërisë merr të artën në Kupën e Botes në Koper

Matvei Petrov fitoi një tjetër medalje të artë në Kupën e Botës. Pas arritjes në Osijek në muajin Qershor gjimnasti që përfaqëson Shqipërinë ia doli me sukses edhe në garën e zhvilluar të shtunën në Koper.

Ndalesa sllovene e këtij sporti ishte një tjetër triumf në kalin me doreza për Matvei Petrov, i cili grumbulloi 14.650 pikë. Matvei la pas ukrainasin Illia Kovtun dhe kroatin Filip Ude.

Etapa e fundit për këtë vit në Kupën e Botës do të jetë në Mersin, fundjavën e ardhshme, aty ku vitin e kaluar Matvei Petrov u shpall kampion i Europës.

Gjatë 2021 Matvei përfaqësoi Shqipërinë për herë të parë në Lojërat Olimpike, duke u renditur i nënti në kalin me doreza, një hap nga finalja.

Tv Klan