Tjetër natë trazirash në Turqi, ndërsa protestat kanë hyrë në javën e tyre të dytë. Burgosja e kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu i bëri demostratat edhe më masive.

Situata ishte më kaotike në kryeqytet ku sërish qytetarët nuk iu bindën autoriteteve për të mos organizuar tubime. As bllokimi i rrugëve kryesore nuk i pengoi protestuesit. Autoritetet përdorën sërish ujë për të shpërndarë turmat.

Siç duket në pamje, pavarësisht ndërhyrjes, qytetarët qëndrojnë të vendosur për të protestuar. Situatë e njëjtë edhe në Stamboll. Qendra e protestës ishte sërish sheshi para bashkisë.

Mijëra qytetarë dhe përfaqësues të opozitës u grumbulluan para godinës duke kërkuar lirimin e Imamoglu. Pas përfundimit të fjalimeve, protesta u shpërnda edhe në zona të tjera.

Sërish nuk munguan përplasjet me policinë dhe hedhja e spray me spec. Nuk munguan arrestimet, ndërsa opozita ka bërë thirrje që protestat mos të ndalen.

Klan News