Juventusi barazoi 3-3 me Sassuolon në sfidën e javës së 33 të Serisë A. Një ndeshje jo e lehtë për ekipin që kryeson kampionatin italian, pasi kundërshtari iu afrua edhe fitores.

Një tjetër ndalesë për Juven kur duhen edhe 5 javë deri në fund të kampionatit. Po të mërkurën, Lazio barazoi pa gola në fushën e Udineses. Milani u kthye te fitorja, duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në kupat e Europës.

Suksesi 3-1 me Parmën i bën më optimistë kuqezinjtë për të arritur këtë objektiv.

Tv Klan