Tre ditë nga djegia e ambienteve të KZAZ Nr.3 në shkollën “Shejnaze Juka” në Shkodër dhe një ditë pas përplasjeve në mitingun e socialistëve, në Shkodër shënohen sërish tensione.

Kryebashkiakja Ademi sëbashku me mbështetës të opozitës kërkuan lirimin e ambienteve, duke e quajtur të paligjshme prezencën e forcave të policisë në këtë KZAZ. Ajo komunikoi fillimisht me drejtorin e shkollës. Ademi u është drejtuar më pas uniformave blu që të largohen.

Tre ditë më parë, në ambientet e KZAZ Nr.3 pati përplasje mes punonjës të Bashkisë, opozitës dhe policisë. Për këtë ngjarje u arrestuan disa persona, midis tyre edhe ish-deputeti Bardh Spahia.

Tv Klan