Portugezi kërkohet edhe në Brazil, presidenti i Corinthias e do në skuadër

Tjetër skuadër ka dalë në skenë për të siguruar shërbimet e Cristiano Ronaldos. Portugezi nuk e ka ende të sigurt qëndrimin te Mançester Junajtid dhe ky fakt ka bërë që shumë ekipe të tentojnë firmën me sulmuesin.

Së fundmi interes për të ka shfaqur edhe skuadra braziliane e Korinthias. Ka qenë presidenti i klubit, Duiljo Monteiro Alves ai që pranoi se dëshiron një marrëveshje me 37-vjeçarin, edhe pse në fakt e di se bindja e tij do jetë tepër e vështirë.

Një pistë që sigurisht nuk do i pëlqente as Ronaldos, pasi në rast të një kalimi hipotetik në Brazil jo vetëm që do të humbiste shumë në aspektin sportiv, por edhe ego do i binte së tepërmi.

Mungesa e Junajtid në Ligën e Kampionëve është një faktor kryesor që e shtyn Ronaldon të mendojë largimin nga gadishulli, kompeticion të cilin sulmuesi ka luajtur në 19 vitet e fundit.

Mançester Junajtid ka refuzuar të heq dorë nga Ronaldo, kjo për shkak edhe të ofertave sporadike dhe jo shumë bindëse në drejtim të tij. Edhe publikisht, trajneri Erik Ten Hag ka besim te cilësitë e portugezit dhe kërkon ta ketë në skuadrën e sezonit të ri autorin e 24 golave edicionin e shkuar.

Klan News