Mbrëmjen e të hënës gardisti Arjol Mançe ka qenë me shërbim në derën e pasme të gardës. Në kushte të rënduara psikologjie ai dyshohet se ka vrarë vetëm me armën e shërbimit.

30-vjeçari me origjinë nga Përmeti mësohet se i ka dërguar një mesazh në telefon babait të tij si dhe ka lënë një shënm në librin shërbimit ku shkruante se do ti jepte fund jetës.

Motivet janë ende të paqarta, por ajo që dyshohet është se i riu nuk ka përballuar dot fundin e një lidhje dashurie.

Kolege të tij të cilët kanë dhënë dëshminë në polici e njihnin të riun si person të qetë dhe të mbyllur. Arjol Mançe me herët ka qenë pjesë e forcave te armatosur dhe ka shërbyer tre herë në Afganistan. Ky është rasti i dytë brenda tre muajsh ku efektivë të gardës vetëvriten brenda institucionit.

Në 30 Qershor në parkingun e gardës vetvra efektivi Shkëlzen Qordja, shofer i ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj. Ai e kreu aktin me një armë të gardës, ndërsa motivet ende edhe sot pas tre muajsh janë ende të panjohura.

Tv Klan