Infektohet edhe mbrojtësi Eni Imami

Te Vllaznia është zbuluar edhe një tjetër rast me Covid-19. Mbrojtësi Eni Imami është lojtari i dytë që rezulton pozitiv pas kontrollit të kryer.

Imami ka temperaturë dhe ndjen lodhje.  Disa ditë më parë ishte kapiteni Erdenis Gurishta, i cili ishte infektuar me Covid-19.

Tamponë janë kryer edhe për pjesëtarë të tjerë të skuadrës së Vllaznisë. Një situatë e vështirë në ekipin shkodran gjatë përgatitjeve në pritje për nisjen e sezonit të ri, që është shtyrë për shkak të bojkotit nga ana e Ligës Profesioniste të Futbollit.

Ekipet e Superligës për momentin po zhvillojnë vetëm sfida miqësore. Gjatë sezonit të kaluar pati raste, ndërsa ndeshjet janë lejuar të zhvillohen, pasi futbollistët e tjerë kanë kryer kontrollet dhe kanë rezultuar negativ.

Tv Klan