Tjetër rekord global viktimash nga COVID-19



Tjetër rekord global viktimash nga COVID-19

14:10 14/01/2021

Ekspertët: Viktimat, pasojë e festimeve në fund të vitit

Ky 24-orësh theu një tjetër rekord global viktimash të koronavirusit.  Rekordi i të dytës ditë radhazi arriti në mbi 16 400, rreth 600 raste më shumë se 24-orëshi i kaluar. Rekorde të errëta shënuan Britania e Madhe dhe Gjermania që prekën shifra të paarritura ndonjëherë gjatë kësaj pandemie. Në Britaninë e Madhe  pati mbi 1500 vdekje, ndërsa të paktën 1200 raste u shënuan në Gjermani.

Në të dy vendet infektimet ditore ishin të larta, pavarësisht se larg rekordeve. Ekspertët e lidhin nivelin e lartë të infektimeve dhe viktimave pavarësisht karantinave kombëtare që po aplikohen në këto vende me festat e fundvitit, ku shumë qytetarë nuk i kanë shmangur grumbullimet dhe festat me të afërm e miq, pavarësisht këshillave dhe kufizimeve të vendosura nga autoritetet.

Kryeministri britanik Boris Johnson tha se vendi vijon të përballet me dyndje pacientësh në spitale për shkak të qarkullimit të variantit të ri të COVID-19ës që është shkaktar i shifrave të larta të viktimave.

Numri i viktimave është i lartë edhe në SHBA, ku u shënuan sërish mbi 4 mijë vdekje ditore, shifra e tretë më e lartë pas rekordit të një dite më parë.

Tv Klan







Të ngjashme