Rritet numri i të shtruarve në spitale

Koronavirusi ka shënuar një tjetër rekord infektimesh në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë nga 1413 testime të kryera janë konfirmuar 295 raste, shifra më e lartë që nga shfaqja e pandemisë në vendin tonë.

Përveç Tiranës, një numër të madh të infektuarish janë raportuar edhe për Durrësin, Shkodrën, Lushnje dhe Vlorën, ndërkohë që harta e rasteve të reja është e përhapur thuajse në gjithë vendin.

Situate paraqitet problematike edhe në spitalet Covid, ku është rritur sërish numri i personave të shtruar. Autoritetet shëndetësore se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19 3 qytetarë, një 47-vjeçar nga Tirana, një 53-vjeçare dhe një 64-vjeçar nga Durrësi, duke çuar në 454 numrin total të viktimave nga koronavirusi.

Lajmi pozitiv është se janë shëruar 96 qytetarë, duke bërë që numri i të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë të shkojë në 10167 persona.

Tv Klan