Monedha virtuale Bitcoin ka shënuar një tjetër rekord. Sot ka kapur shifrën e 50.602 Dollarëve, vlera më e madhe e të gjitha kohërave.

Bitcoin është rritur me rreth 70% gjatë këtij viti. Rritja ka ndodhur kryesisht për shkak të Elon Musk, prodhuesi i makinave elektrike Tesla, që ka blerë 1.5 miliardë Dollarë në Bitcoin.

Kjo ka rritur së tepërmi vlerën e Bitcoin, që vijon të shënojë rekorde historike.

Ekspertët e ekonomisë dhe investitorët thonë se këto lëvizja mund të bëjnë që monedha virtuale të kthehet në një mjet të përhapur pagese.

Por nga ana tjetër, ekspertët paralajmërojnë që të bëhet kujdes me kriptomonedhën për shkak se tregu i Bitcoin është shumë i luhatshëm. /tvklan.al