5 pacientë humben jetën në 24 orët e fundit

Koronavirusi ka shënuar një tjetër rekord të rasteve të reja në 24 orë. 154 persona janë identifikuar Covid pozitiv me anë të analizave laboratorike të kryera tek 643 të dyshuar.

“84 raste në Tiranë, nga 10 raste në Durrës, Elbasan, 8 në Shkodër, 7 në Kukës, nga 5 raste Korçë, Lushnje, nga 4 raste Mirditë, Përmet, nga 3 raste Pogradec, Divjakë, Kolonjë, Malësi e Madhe, 2 në Has, nga 1 rast Kavajë, Tropojë, Peqin”.

5 pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, ndërsa dhjetëra të tjerë janë në gjendje të rëndë në dy spitalet Covid.

“Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 62 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Korça, një 74 vjeçare nga Shkodra, një 83 vjeçar nga Pogradeci. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar”.

Në spitalet po trajtohen gjithashtu edhe pacientë të cilët dyshohet se janë të prekur nga koronavirusi, pavarësisht se tamponi ka rezultuar Covid negativ.

Tv Klan