Fushë – Kruja është tronditur nga një tjetër shpërthim tritoli gjatë orëve të natës. Në një ofiçinë ishte vendosur eksploziv në çatinë e biznesit. Policia thotë se nga shpërthimi që ndodhi rreth orës 03:45 ka vetëm dëme materiale dhe asnjë person të lënduar.

Ofiçina është në pronësi të qytetarit me iniciale B.D., i cili është marrë në pyetje nga hetuesit për të treguar nëse ka konflikte me persona të tjerë. Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar dhe arrestuar autorin/ët.

Ky është shpërthimi i dytë në Fushë-Krujë në harkun kohor të dy ditëve. Mesnatën mes të mërkurës dhe të enjtes, në një mobileri shpërtheu një sasi tritoli, ku pati dëme materiale. Edhe për këtë rast, shkaqet janë të panjohura.

/tvklan.al