Tjetër skandal me sigurinë e Facebook

Tjetër skandal me sigurinë e Facebook

13:56 06/09/2019

Facebook është përfshirë në në tjetër skandal që ka të bëjë me ruajtjen e të dhënave personale. Numrat e celularit të përdoruesve të më shumë se 400 milionë profileve, janë publikuar në internet në një server të hapur pa fjalëkalim.

Sipas TechCrunch, 133 milionë profile në SHBA, 50 milionë në Vietnam dhe 18 milionë në Britani janë në mesin e 419 milionë profileve, numrat personal të të cilëve janë ekspozuar në internet.

Disa persona të famshëm janë të prekur nga kjo shkelje e sistemit të sigurisë për ruajtjen e të dhënave. Facebook e ka konfirmuar këtë anomali, por tha se bëhet fjalë për një numër të vogël, rreth gjysma e shifrës së pretenduar.

Sipas këtij raporti, mendohet se në serverin e pa mbrojtur me fjalëkalim, ishin renditur profile të përdorusve të Facebook, vendondodhja e tyre gjeografike, gjinia dhe numri i tyre i telefonit. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT