Ekspertët: Qeveria e Kosovës të bisedojë me ndërkombëtarët, duhet strategji nga Kuvendi

Hetimi i krimeve te luftës mbetet një kërkesë e vazhdueshme e autoriteteve kosovare. Ekspertë dhe njohës të fushës kërkojnë që qeveria e Albin Kurtit të hyjë në bisedime me ndërkombëtarët nëse edhe ata janë të interesuar për diçka të tillë.

Ata kërkojnë edhe nga Kuvendi që të miratojë një strategji për hetimin e këtyre krimeve.

Sipas ekspertëve, ngritja e një gjykate tjetër speciale nuk është e nevojshme.

Gjykata Speciale me seli në Hagë që heton krimet e luftës të bëra nga shqiptarët u miratua nga Kuvendi i Kosovës me 82 vota pro në vitin 2015.

Klan News