“Meant to be” arrin 1 miliard klikime

Hiti “Meant to be” i Bebe Rexhës ka korrur një sukses të padiskutueshëm. I publikuar 4 vite më parë, ky klip ka tejkaluar 1 miliardë klikime në rrjetin e famshëm Spotify.

Për këtë klip, këngëtarja me origjinë shqiptare ka bashkëpunuar me grupin e famshëm të muzikës country, Florida Georgia Line.

Këngëtarja ka ndarë menjëherë këtë sukses me ndjekësit e saj në Instagram, duke i falenderuar të gjithë ata që kontribuuan në këtë.

Ndër vite Bebe Rexha dhe Florida Georgia Line kanë fituar disa çmime me këtë këngë dhe janë nominuar për një çmim “Grammy” në 2019-n.

Tv Klan