Një tjetër sukses për këngëtaret shqiptare. “Meant to be” e Bebe Rexhës është shpallur hiti më i mirë i dekadës, për zhanerin country. Projekti muzikor i shqiptares është në krye të klasifikime në “Billboard”.

Për më shumë se 50 javë, “Meant to be” ka qenë e para në listë, duke tejkaluar çdo parashikim. Sigurisht që një arritje e tillë na bën krenarë të gjithëve, e sidomos Beben, e cila është shfaqur shumë e entuziazmuar për muzikën që ka krijuar.

Në YouTube kjo këngë ka më shumë se 848 milion klikime, që nga viti 2017 që është lançuar për herë të parë. Ka qenë një ogur i mbarë për këngëtaren me origjinë shqiptare, duke qenë se vlerësimet pozitive që mori nga kritika dhe fansat, bënë që në karrierën e saj të shtohej numri i trofeve të fituar për këtë këngë.

Klan Plus