Tjetër sukses për “Klani IM”


Tjetër sukses për “Klani IM”

18:00 11/09/2021

Aplikacioni regjistron më shumë se 800 mijë shkarkime në pak muaj

Tjetër sukses për Klani IM. Aplikacioni që u lançua pak muaj më parë ka regjistruar më shumë se 800 mijë shkarkime. Me kalimin e ditëve numri i atyre që e shkarkojnë në pajisjet e tyre mobile apo në televizor rritet, ndërsa numri i përdoruesve po afron një milionë.

Kjo e bën Klani IM aplikacionin më të preferuar nga shqiptarët jo vetëm brenda vendit, por edhe në shtetet ku jetojnë. Aplikacioni ofron për përdoruesit 25 kanale televizive në cilësinë HD dhe 4 radiot më të rëndësishme në vend.

Gjithçka falas dhe pa asnjë lloj pagese. Të gjithë personat që kanë një smartphone ose një televizor smart mund ta shkarkojnë Klan IM dhe të ndjekin kanalet e platformës ndërsa mund të kthejnë dhe të ndjekin në kohën kur duan programet që ofrohen nga kanalet televizive.

Së fundmi, Klani IM është edhe në Amazon Fire TV dhe mund të ndiqet me anë të një fire stick.

Klan News







Të ngjashme