Pa përfunduar ende bilanci i atentatit ndaj autobusit të policisë në Stamboll, Turqia tronditet nga një tjetër sulm terrorist.

Të paktën 3 persona, 2 civilë dhe 1 oficer policie, u vranë si pasojë e një makine-bombë në një komisariat në qytetin Midyat, pranë kufirit me Sirinë.

Më shumë se 20 të tjerë mbetën të plagosur, përfshirë edhe disa oficerë policie. Atentati terrorist ndodhi në një krahinë me shumicë kurde, ku ushtria turke ka intensifikuar operacionet kundër militantëve të PKK-së.

Kryeministri turk Binali Illdirim konfirmoi sulmin dhe hodhi fajin mbi militantët kurdë.  Për sulmin e një dite më parë ku humbën jetën 11 persona dhe u plagosën 36 të tjerë janë arrestuar 4 persona të dyshuar.

Atentati nuk u mor përsipër nga asnjë grup terrorist por presidenti Rexhep Taip Erdoan tha se është vepër e mbështetësve të PKK-së.

Tv Klan