Tjetër tërmet i fortë godet Greqinë


Tjetër tërmet i fortë godet Greqinë

08:54 19/01/2020

Të tjera lëkundje sizmike janë ndjerë në shtetin fqinj, Greqinë.

Sipas të dhënave sizmologjike, tërmeti u regjistrua me magnitudë 4.8 i shkallës Rihter në orën 04:52. Epiqendra ka qenë në Detin Jon.

Nga lëkundjet sizmike nuk ka raportime për persona të lënduar dhe për dëme materiale.

Një ditë më parë, Greqia u godit nga një tjetër tërmet me magnitudë 4.9 i shkallës Rihter me epiqendër në Zakinthos në një thellësi 10 km nën tokë. /tvklan.al

Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi