Një tjetër tërmet i fortë ka goditur Greqinë, kësaj radhe në qytetin Naksos.

Sipas të dhënave sizmiologjike, tërmeti ka qenë me magnitudë 5 i shkallës Rihter në një thellësi 10 kilometra nën tokë. Lëkundjet u ndjenë pak pas orës 18:00 sipas orës lokale.

Këto lëkundje sizmike vijnë vetëm 2 ditë pas tërmetit të fuqishëm me intensitet 6.3 që goditi ishullin e Kretës dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale. /tvklan.al