Pas tërmetit që goditi vendin më 24 Janar, Turqia është lëkundur sërish sot. Një tërmet me magnitutë 4.8 të shkallës Rihter tronditi provincën perëndimore të Manisës.

Sipas Autoritetit për Menaxhimin e Emergjencave dhe Fatkeqësive, lëkundjet goditën distriktin e Kirkağaç në orën 14:26 me orën lokale në një thellësi prej 7 kilometrash.

Sipas raportimeve paraprake, dridhjet e tokës u ndien edhe në provincat e tjera duke përfshirë Izmirin, Aydin dhe Denizli. Sipas autoriteteve deri më tani nuk është raportuar asnjë person i lënduar apo dëme materiale.

Termeti ndodh 4 ditë pas atij me magnitudë 6.8 të Shkallës Rihter që goditi provincën lindore të Elazigut. Nga tërmeti kanë mbetur të vdekur deri më tani 41 persona ndërsa u plagosën 1600 të tjerë./tvklan.al