Në orët e para të mëngjesit, një tërmet ka goditur Greqinë. Lëkundjet sizmike 4.5 ballë tronditën ishullin Zakynthos rreth orës 05:25.

Tërmeti u regjistrua në një thellësi 2 kilometra nëntokë dhe 65 kilometra në jugperëndim të ishullit. Nga lëkundjet sizmike nuk ka raportime për persona të lënduar dhe as për dëme materiale.

Greqia është goditur vazhdimisht nga disa tërmete gjatë ditëve të fundit. Por, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka shkaktuar dëme. /tvklan.al