egje

Një tjetër tragjedi me emigrantë ndodhi në Detin e Egje.

Pas përmbysjes së një barkë në Ajvacik, pranë brigjeve turke, të paktën 39 emigrantë humben jetën, mes të cilëve edhe disa fëmijë.

Ndërsa 60 të tjerë u shpëtuan.

Ata po përpiqeshin të arrinin ishullin e Lesbosit në Greqi. Sipas agjencisë “Anadolu”, emigrantët ishin nga Afganistani, Siria dhe Mianmari.

Ishulli grek është shndërruar në portën hyrëse të shumë emigrantëve në Europë.

Guvernatori i turk i provincës Canak/Kale’ tha se shkaku i mbytjes së barkës, e gjatë 17 metra, ishte përplasja me shkëmbinjtë.

Një shtetas turk u arrestua, i dyshuar si trafikanti që organizoi udhëtimin.

Pavarësisht të ftohtit, emigrantët vazhdojnë të ndërmarrin udhëtimin e rrezikshëm në det drejt Europës. Disa ditë më parë, një barkë u mbyt pranë brigjeve të ishullit Samos në Greqi dhe 26 emigrantë humbën jetën.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Emigracionit, të paktën 244 emigrantë kanë humbur jetën në javët e parë të 2016 -ës, nga mbi 55 mijë që kanë mbërritur në brigjet e Europës.

Tv Klan