Tjetër viktimë në burgjet greke. Sherr mes shqiptarëve, gjeorgjianëve dhe armenëve



Tjetër viktimë në burgjet greke. Sherr mes shqiptarëve, gjeorgjianëve dhe armenëve

09:42 08/03/2019

Një tjetër viktimë është shënuar në burgun grek të Koridhalos. Sipas shtypi grek, mbrëmjen e së enjtes pas orës 19:00 shpërtheu një sherr mes disa të burgosurve në spitalin e burgut. Një person u vra dhe shtatë të tjerë u plagosën.

Në konfliktin që zgjati disa minuta u përfshinë të burgosur shqiptarë, gjeorgjianë dhe armenë. Ata përdorën thika të improvizuara. Identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur nga autoritetet greke. Informacionet rreth kësaj ngjarje po mbahen hermetike.

Në gjashtë muajt e fundit, 18 të burgosur në burgun e Koridhalos janë vrarë si pasojë e përleshjes mes grupeve rivale. Në mesin e viktimave kanë qenë edhe disa shqiptarë. Sipas autoriteteve të burgut, është e domosdoshme rritja e numrit të personelit në burgun e Koridhalos, ku vuajnë dënimin më shumë se 1500 të burgosur.

/tvklan.al







Të ngjashme