Tjetërsimi i pronave në Himarë, 6 në burg
Gjykata e Vlorës ka caktuar masën “arrest në burg” për 8 nga të arrestuarit
Dolën këtë të shtunë para gjykatës së Vlorës të arrestuarit për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Himarës. Togat e zeza vendosën që 6 prej të prangosurve të qëndrojnë në burg, 8 persona do të mbeten në masën arrest shtëpie ndërsa 8 të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë.
Në kërkim mbeten edhe dy persona nga policia për tjetërsimin e e rreth 60 mijë metrave tokë në bregdet me vlerë rreth 8 milionë euro. Aksioni policor u ndërmorr të enjten ndërsa sipëprfaqet e tjetërsuara janë në fshatrat Dhërmi Gjilekë, Jalë dhe Livadh.
Sipas dosjes së prokurorisë punonjës të drejtorisë së administrimit dhe mbrojtjes së tokës në bashkëpunim me persona të tjerë gjatë vitit 2020 e në vijim janë nxjerrë nga kadastra dokumente origjinale të cilat janë riprodhuar janë falsifikuar dhe më pas janë futur sërish si dokumente origjinale dhe në bazë të tyre janë marrë janë marrë në pronësi toka në mënyrë të paligjshme.
Klan News