TKOB: Vitin 2024 ia dedikojmë Puccini-t


TKOB: Vitin 2024 ia dedikojmë Puccini-t

18:32 07/02/2024

“Ngjiten në skenë veprat më të mira të tij”

2024 përkon me 100 vjetorin e ndarjes nga jeta të kompozitorit të madh Giacomo Puccini, ndaj edhe Tetari i Operas dhe Baletit, këtë vit do t’ia kushtojë atij, duke ngjitur në skenë operat më të rëndësishme botërore, Il Trittico, Madama Butterfly dhe Tosca, duke bashkëpunuar ngushtë më Fondacionin Italian Pucciniano.

Gjatë një viti, solistët dhe filarmonia jonë përveç shfaqjeve që do të dhurojnë për publikun vendas, do të udhëtojnë në vendlindjen e kompozitorit romantik, Puccinit, për të ekzekutuar aty kryeveprat operistike.

“Janë trupat ato që do lëvizin dhe do flasin Gjuhën Shqipe në Torre del Lago dhe sektori i solistëve që do të shkojë për një gala. Dhe përmbyllja i vitit puçinian që do të bëhet me orkestrën tonë, mua vërtetë më bën krenare”, tha drejtoresha e TKOB-së, Abigeila Voshtina.

Drejtori Artistik i Operas, Jacopo Sipari, synon që me këtë bashkëpunim ta kthejë Tetarin e Operas në një nga më të rëndësishmit në Europë.

“Ne po ngrejmë disa ura bashkëpunimi, dhe fakti që solistët dhe orkestra jonë do të performojnë në skenën e teatrit të madh Giacomo Puccini, do të thotë shumë për ne. Ky teatër ka 4000 mijë vende, kuptohet sa e madhe dhe intensive do të jetë puna”, tha Sipari.

Ndërsa drejtori i Fondacionit Puccianiano e quan të rëndësishëm këtë bashkëpunim.

“Qindra Italianët po e zbulojnë Shqipërinë si turistë, dhe mendoj që shumë prej tyre duan të zbulojnë edhe anën artistike të të Shqipërisë. Ne duam ta zhvillojmë bashkëpunimin në disa fusha, siç është ai profesional për solistët por edhe për menaxhimin e teatrit. Do ti presim për të performuan në Festivalin tonë më të madh që do të mbahet në Toscanë”, tha Franco Moretti, drejtor i përgjithshëm i Fondazione Festival Pucciniano.

Veç kësaj, që në Janar, Fodacioni Puccinano, ka sjellë në Opera për tre veprat operistike kostumografinë dhe skenografinë që do ta bëjë edhe më të prekshme ngjyresat e kompozitorit të shquar.

Tv Klan









Të ngjashme