Tkurren investimet e huaja direkte

Tkurren investimet e huaja direkte

15:44 11/09/2019

Dominojnë investimet në energji dhe gaz

Investimet e huaja direkte kanë shënuar një tkurrje me 30 milionë dollarë në tremujorin e dytë të këtij viti kundrejt muajve të parë të 2019-s.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, investimet nga jashtë për periudhën Prill-Qershor kapën vlerën e 248 milionë eurove, nga 288 që ishte kjo shifër një tre mujor më parë.

Për gjysmën e parë të vitit, investimet e huaja arrijnë në 536 milionë euro, duke shënuar një rritje si 6 mujor me vitin e shkuar, me një normë prej 9%.

Banka Botërore ka parashikuar një rënie të ritmit të investimeve të huaja në vendin tonë për këtë vit, duke ulur vlerësimin për fluksin e tyre në 6.8% të prodhimit kombëtar të vendit, nga 7.8% që ishte në vit më parë.

Në raport me prodhimin e brendshëm bruto që vlerësohet për këtë vit, pesha e investimeve nga jashtë është më e ulët edhe se gjashtëmujorin e parë të 2018-s.

Investimet në fushën e energjisë dhe gazit dominojnë portofolin e kapitalit të ardhur nga jashtë, për shkak edhe të kulmimit të investimeve nga kompanitë të cilët po përfundojnë ndërtimin: Devolli Hydro Power në prodhimin e energjisë elektrike dhe Trans Adriatic Pipeline në ndërtimin e gazsjellësit.

Tv Klan

Të ngjashme