Në vitin 2016, investimet e huaja direkte arritën shifrën rekord prej afro 1 miliardë dollarë apo 943 milionë euro, por në fund të vitit që shkoi bilanci i tyre është mbyllur me një rënie në nivelin 3.7%, krahasuar me një vit më parë.

Në total për vitin 2017, investimet nga jashtë kapën shifrën 908 milionë euro, më të ulëta se në 2009, 2013 e 2016, por më të larta se në vitin 2010, 2011 e në vijim.

Kompanitë e huaja kanë sjellë në Shqipëri në vlerë absolute 35 milionë euro më pak se gjatë 2016.

Tkurrja më e madhe e investimeve të huaja ka ndodhur në tremujorin e fundit të vitit. 232 milionë euro investime, nga 300 milionë që rezultonin një tremujor më parë.

Banka e Shqipërisë raporton se sektori i hidrokarbureve ka dominuar financimet nga jashtë, i pasuar nga ai i energjetikës, që zë 25% të tregut, ndërsa ndërmjetësimi financiar investoi 30 milionë euro.

Tv Klan