Gjana: 50 mijë mbështetën PD e Berishës dhe janë angazhuar me forca të tjera politike

50 mijë anëtarë më pak do të votojnë në zgjedhjet e 29 Korrikut për kryetarin e ri të PD zyrtare. Edhe pse në vitin 2021 numri i anëtarësisë së PD ishte 75 mijë, kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana tha se kutive të votimit të shtunën do i drejtohen 25 mijë demokratë, duke mos sqaruar se si është bërë verifikimi i anëtarësisë.

Gjana tha se 50 mijë anëtarë janë përjashtuar për shkak se janë angazhuar me PD e Berishës dhe forca të tjera politike. Beteja për vulën ka nisur tashmë dhe në PD zyrtare. Gjana tha se vula është marrë nga Gazment Bardhi dhe se për këtë arsye, PD është detyruar të prodhojë një vulë të re.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi njoftoi se më 27 Korrik në orën 19:00 do të mbledh Këshillin Kombëtar. Edhe pse anëtarët e Këshillit i kërkuan Bardhit që mbledhja të zhvillohet për të anuluar zgjedhjet e 29 Korrik, në rendin e ditës Këshilli Kombëtar do të ketë shqyrtimin e dorëheqjes së Enkelejd Alibeaj nga funksioni si kryetar i komanduar i PD.

Ndërkohë, shtatë deputet që kanë mbështetur PD zyrtare janë shprehur gjithashtu kundër zgjedhjeve të së shtunës ku garojnë për kreun e partisë Luzlim Basha dhe Gjergji Hani. Ata shprehen se këto zgjedhjeve janë të njëanshëm, thellojnë përçarjen e PD dhe se po zhvillohen për përfitime personale.

Klan News