Popullsia e Shqipërisë vazhdon të tkurret. Në fund të vitit 2018-ë numri i personave që jetojnë në Shqipëri ra me 7897 ose 0.3% e totalit të saj.

INSTAT raporton se peshën më të madhe në uljen e popullatës e ka dhënë rënia e shtesës natyrore të popullsisë, pasi numri i lindjeve është më i vogël se ai i vdekjeve.

Lindshmëria ra më 2018-n me 7.7%. 38 mijë persona rezultojnë se kanë emigruar jashtë Shqipërisë gjatë vitit të shkuar, ndërsa ritmi i emigracionit ka pësuar një ulje me 3% krahasuar me vitin 2017.

Tre qarqet që pësuan shtim të numrit të popullsisë në 2018-n janë Tirana, Durrësi dhe Vlora, ndërsa ulja më e madhe e popullatës ndodhi në Gjirokastër, Berat dhe Dibër.

Tv Klan