Forbes: Ish-basketbollisti humbi 500 milionë Dollarë nga Covid-19

Covid prek edhe portofolin e Michael Jordan. Ish-basketbollisti i cili ndodhej në mesin e 1.500 personave më të pasur të planetit në vitin 2020 ka pësuar një humbje të madhe gjatë vitit të pandemisë.

Sipas asaj që raporton revista “Forbes”, Jordan ka grumbulluar një humbje prej 500 milionë Dollarësh.
Në dymbëdhjetë muajt e fundit pasuritë e legjendës së koshit ranë me 24%, duke kaluar nga dy miliardë e 100 milionë Dollarë në Prill 2020 në një miliard e 600 milionë aktualisht.

Humbjet e akumuluara nga Jordan në vitin e fundit, përsëri sipas ‘ Forbes ‘, u shkaktuan nga investimet e bëra jashtë sportit, kryesisht pasuri të paluajtshme dhe nga pandemia.

Jordan aktualisht jeton me gruan e tij në ishullin Jupiter të Floridas, në një pronë që kushtoi 12.4 milionë Dollarë në vitin 2010. Ai gjithashtu ka dy shtëpi në Karolinën e Veriut ku e ka bazën dhe ekipi i NBA në zotërim të tij, Charlotte Hornets.

Klan News