Tkurrja e popullsisë, Meta: Zgjidhja nuk është largimi, por ndryshimi

Tkurrja e popullsisë, Meta: Zgjidhja nuk është largimi, por ndryshimi

10:15 17/09/2019

Presidenti Ilir Meta shpreh shqetësimin për largimin e qytetarëve nga Shqipëria. Në një postim në Facebook, kreu I shtetit shprehet se tkurrja e popullsisë ndikon direkt në sektorin arsimor.

Sipas Presidentit, duhet t’i jepet fund antagonizmit politik dhe politika të mendojë për të ardhmen e qytetarëve. Meta thotë se zgjidhja e problemeve nuk është largimi nga vendi, por ndryshimi i situatës aktuale.

“Nisja e vitit të ri shkollor është një ngjarje e gëzueshme për shoqërinë tonë. Shumë urime pati dje. Por nga sot duhet të reflektojmë për tkurrjen dramatike të popullsisë, që po ndikon drejtpërsëdrejti edhe në sektorin e arsimit. Çdo vit që kalon shkollat po përballen me sfidën e uljes së numrit të nxënësve. Është koha të mendojmë seriozisht për të ardhmen tonë, për t’i dhënë fund antagonizmit të paprinciptë politik që ka sjellë një erozion të tmerrshëm social, jo vetëm vlerash dhe besimi. Zgjidhja nuk është largimi por NDRYSHIMI”, shkruan Presidenti Ilir Meta.

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT