Banorët e New York-ut janë tronditur pasi një aksident mund të kishte qenë me pasoja shumë të rënda. Një autobus i qytetit ka rënë nga një mbikalim dhe janë plagosur të paktën 8 persona.

Departamenti i Zjarrfikësve të Qytetit ka publikuar pamjet nga aksidentit, ku shihet se një pjesë e autobusit ka dalë nga rruga dhe qëndron i varur nga mbikalimi.

Autoritetet kanë bërë me dije se shoferi i autobusit ishte midis të plagosurve dhe ndodhet në gjen të rëndë në spital.

Zëvendës drejtori i zjarrfikëses në qytetit, Paul Hopper, deklaroi se të gjithë të aksidentuarit janë duke marrë mjekim në spital.

Nga ana tjetër një nga këshilltarët e bashkisë e quajti aksidentit të tmerrshëm. Policia ka nisur hetimet, por nuk dihet ende se pse autobusi doli nga rruga dhe rrezikoi jetën e dhjetëra qytetarëve./tvklan.al