Autoritetet shpëtuan më shumë se 100 bebe kobrash në një shtëpi në zonën e Bhadrak, Indi. Banorë të shumtë të zonës u mblodhën për të parë nga afër këtë numër kaq të madh gjarpërinjsh që kishin lindur në këtë banesë.

Incidenti u raportua në një shtëpi në fshatin Shyampur. Anëtarët e familjes mësohet se u tmerruan kur panë kaq shumë kobra bebe në shtëpi. Ata njoftuan menjëherë autoritetet përkatëse. Këta të fundit i morën zvarranikët dhe pritet që t’i lëshojnë në pyll.

Dyshimet janë se bebet helmuese lindën aty pasi nëna e tyre kishte lënë vezët brenda një grumbulli termitesh.

/tvklan.al