Një avion me pasagjerë që po fluturonte nga Miami i SHBA-ve për në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, është përballur me një turbulencë të fuqishme, e cila la 15 pasagjerë të plagosur.

 

Gjithçka ndodhi mbrëmjen e së enjtes në një avion të ‘Aerolineas Argentinas’. Në fotot dhe videot e postuara online shikohen maskat e oksigjenit të lëshuara sikundër edhe  ushqime e bagazhe të udhëtarëve në dysheme.

Një pasagjer filmoi një peshqir të gjakosur teksa një anëtare e ekuipazhit përpiqej të vendoste gjërat në vendet e tyre.

Kompania ajrore tha se pasagjerëve të plagosur në incidentin në ajër iu është dhënë ndihma mjekësore sapo kanë mbërritur në tokë.

/tvklan.al