Një çift zemërthyer, të cilëve foshnja e tyre vdiq 35 ditë pas lindjes, janë shqetësuar pasi fotografitë e foshnjës së tyre janë vjedhur dhe përdorur nga një faqe interneti false, për mbledhjen e disa fondeve.

bebi 2

Leigh Kendall, 38 vjeçe dhe partneri i saj Martin Parker, 43 vjeç, kanë humbur djalin e tyre Hugo në vitin 2014, pas komplikimeve gjatë shtatzënisë duke sjellë lindjen e parakohshme. Në këtë mënyrë familja i ndau imazhet në rrjetin  social për të rritur ndërgjegjësimin e lindjeve të parakohshme.

bebi

Por dy vjet më vonë, Leigh është kontaktuar nga një grua amerikanë nëpërmjet Facebook e cila paralajmëroi se fotot e djalit të saj tashmë të vdekur po përdoreshin nga një faqe për të mbledhur fonde në faqen “GoFundMe”, nga një grua që pretendonte se ka nevojë për 10 mijë dollarë për faturat mjekësore të “djalit”.

E huaja amerikane, e cili ka kontaktuar me familjen,  e kishte njohur Hugo-n nga një histori e mëparshme,  duke thënë se e kishte mbështetur online historinë e saj.

Leigh Kendall ka thënë: “Kur pashë faqen dhe fotot e djalit tim  të vdekur u bllokova, u ndjeva keq, unë me të vërtetë nuk mund t’u besoja syve e mi”.

Për fat të mirë faqja arriti të hiqej dy ditë më pas. Familja nuk ka marrë masa ligjore për ta ndëshkuar gruan për shkak të dhimbjes nga vdekja e djalit, duke thënë se duan ta lemë këtë histori të kalojë.

/tvklan.al