Lajme Arkiva – TV Klan 2002

Në datën 30 Dhjetor Bashkia e Tiranës dhe TOB shfaqin koncertin tradicional të festave të fundvitit “Grand Gala”. Në këtë koncert do të interpretojnë pjesë orkestrale nga repertori më i mirë i kompozitorëve Shtraus, Çajkovski etj, pjesë këto shumë popullore për festën e Vitit të Ri.  

Një skenë e vendosur në mes të sallës, do të sjell emocione krejt të veçanta tek spektatori, i cili do të jetë në kontakt shumë të afërt me artistët pjesëmarrës, duke u bërë kështu personazhe të emocionit që do të emetohen në atë natë gjatë shfaqjes. Personazhi i koncertit Grand Gala, kësaj here do të jetë orkestra e TOB.

Në skenë do të jetë gjithashtu edhe trupa e baletit, e cila nëpërmjet efekteve të ndriçimit dhe dekorit, do t’i japin një kreshendo magjike kësaj mbrëmje gala. Koncerti do të drejtohet nga dirigjenti austriak Klaudio Buschler. Në koncert do të marrë pjesë gjithashtu si i ftuar edhe tenori italian Alberto Jelmoni, si dhe solistet e Operës dhe Baletit Mariana Leka, Romina Baçe, Enada Hoxha, Gerti Vaso etj.

Koncerti i cili pritet të zgjasë 1 orë e 30 minuta, do të transmetohet drejtpërdrejtë nga TV Klan, në datën 30 Dhjetor. Idea dhe skenari i këtij koncerti janë realizuar nga Zana Çela./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora