Ka mëse një vit që hapësira e mbetur dhe varret numërohen. Varrezat e Sharrës me 4 parcela, tashmë ka vetëm 20 vende bosh. Duke ditur gjendjen, Bashkia vendos të hapë një varrezë të re në kodër të asaj ekzistuese. Por, kjo kodër, ka zot. Komisioni i Kthimit dhe Kompesimit të Pronave mori vendimin që këtë tokë t’ja japë bashkisë, ndërsa pronarëve kompesim. Puna e KESH për të nisur sot është ndaluar nga pronarët e tokës.

Në këtë vend sot ka ardhur Policia e Rendit që sipas drejtorit të varrezës detyra e saj ishte mbështetja e punëtorëve, por në fakt nuk ka patur asnjë dokument mbi të cilin mund të vepronte, ndaj është larguar shpejt. Banorët kërkojnë para në dorë ose shpronësim dhe caktimi i afatit se kur do t’i tërheqin këto para. Banorët nuk shpresojnë shumë tek kompesimi pasi ky veprim nuk është bërë as kur është marrë toka për varrezat e dikurshme./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti