Ajo padyshim është një ndër zërat më të spikatur dhe më të fuqishëm të momentit, e dalluar për stilin e saj të veçantë.

E kemi fjalën për Arilenën, talentin që u zbulua në “X Factor” që transmetohet në Televizionin Klan.

Ajo vjen me një projekt të ri muzikor të realizuar enkas për sezonin veror.

“TokeRroke” mban emrin kënga, e cila përmban nuanca ritmike indiane dhe një klip tepër të veçantë plot ritëm. Me muzikë të Irkenc Hykës dhe tekst të Rozana Radit, ndërsa orkestrimin ajo ja ka besuar Darko Dimitrov.

Xhirimet e klipit janë realizuar në 2 kryeqytetet shqiptare, Prishtinë dhe Tiranë.

arilena 2

I mbushur me ngjyra, duke ju përshtatur më së miri edhe stinës së verës dhe karakterit të këngëtares, klipi është totalisht “Street style”.

E kuruar me shumë kujdes dhe stil, Arilena do të performojë me balerinët profesionistë të koreografit Tan Brama.

Si gjithmonë edhe në këtë projekt, grimin dhe flokët ja ka besuar Lili Ismailit, e cila kujdeset për pamjen e Arilenës që nga “X Factor”.

Ndërkohë për veshjet e saj është kujdesur Miranda Dupi./tvklan.al