Dy asteroidë kanë rrezikuar Tokën në 24 orët e fundit. I pari, 2019 MB4, me diametër rreth 23 metra u afrua në rreth 300 mijë kilometra, me shpejtësi 7.2 km në sekondë, ndërsa i dyti me diametër 46 metra, me shpejtësi rreth 8.8 kilometra në sekondë.

Nëse do të kishin arritur të hynin në atmosferën tonë, pavarësisht se një pjesë do ishte shpërbërë nga forca e fërkimit, dëmet mund të kishin qenë të mëdha. Shkencëtarët kujtojnë asteroidin që preku Siberinë në vitin 1908, me përmasa të ngjashme me 2019 MB4, që shkaktoi shkatërrimin dhe djegien e rreth 2 mijë km katror pyje.

Shkencëtarët thonë se distanca e kalimit pranë nesh kësaj here mund të cilësohet si mjaft e afërt. Ky event sipas tyre duhet që të fokusojë vëmendjen e të gjitha agjencive hapësinore e qeveritare, në ato që duhet të jenë prioritetet e tyre në vijim, pikërisht për të gjetur mënyrat për devijimin e rreziqeve të tilla nga impaktet me trupa qiellore.

Klan Plus