Meksika mund Francën në futboll

Finalja e Rio 2016 Brazil – Gjermani u përsërit në fazën e grupeve të Tokio 2020 ku fitues ishte përsëri Seleçao që ka për kapiten 38-vjeçarin Dani Alves. Përfaqësuesja braziliane mundi atë gjermane me rezultatin 4 – 2.

Richarlison shënoi 3 herë brenda gjysmë ore lojë për brazilianët. Përpjekjet e gjermanëve sollën 2 gol në pjesën e dytë që nuk mjaftuan për të marrë pikë, ndërsa Paulinho mbylli gjithçka me golin e tij në kohën shtesë.

Gjermania luajti prej minutës së 63’ me 10 futbollistë, pasi Arlond mori të verdhin e dytë. Franca pa emra të mëdhenj në përbërje e nisi me humbje Olimpiadën.

Meksika e mundi me rezultatin 4 – 1. Meksikanët u shfaqën të vendosur, ndërsa të vetmin gol për francezët e shënoi veterani Gignac. Meksika është fituese e Olimpiadës në vitin 2012.

Spanja një nga skuadrat kandidate për të fituar trofeun barazuan pa gola me Egjiptin që zhvilloi një ndeshje të mirë, pasi lejoi vetëm 1 goditje në pasqyrën e portës.

Australia triumfoi 2 – 0 në sfidën me Argjentinën. Skuadra amerikanojugore luajti të gjithë pjesën e dytë me 1 futbollist më pak për shkak të një kartoni të kuq.

Tv Klan