Almeda dhe aktori i njohur turk Tolgahan janë bërë prindër për herë të dytë dhe në jetë ka ardhur vajza e tyre Alina, vetëm disa ditë më parë. Këtë lajm të bukur e ka dhënë vetë aktori, ndërsa Almeda ka qëndruar pasive në rrjetet sociale dhe kjo është shumë normale duke iu përkushtuar plotësisht vajzës së saj të porsalindur.

Por së fundmi çifti është rikthyer sërish në rrjetet sociale dhe këtë herë me shumë humor. Tolgahani ka publikuar një foto me vajzën të shtrirë duke e puthur dhe shkruan që ai e ka lindur Alinën.

“Po, Alinën e linda unë”, shkruan Tolga ndërsa Almedia ia kthen përgjigjen duke i thënë: Ooo zoti Tolgahan urime, lindje natyrale apo me prerje cezariane?”

Këto batuta kanë shkaktuar të qeshura dhe mjaft humor tek ndjekësit e tyre. /tvklan.al