Aktori është parë nën shoqërinë e koleges së tij Hayley Atwell

Sheshxhirimi në të shumtën e rasteve mbetet edhe vendi i gjetjes së partnerit të jetës. Të njëjtën gjë ka shfrytëzuar edhe aktori i famshëm Tom Cruise.

Teksa po xhirohet filmi “Mission Impossible 7”, Tom është parë në shoqërinë e aktores Hayley Atwell, e cila gjithashtu merr pjesë në këtë film. Pas xhirimeve të filmit duket se ata janë afruar shumë me njëri-tjetrin dhe kjo ka ndikuar që të nisë edhe një histori dashurie.

Mediat rozë raportojnë se 58-vjeçari dhe Atwell kanë qenë të pandashëm gjatë xhirimeve ku herë pas here janë parë edhe duke u puthur me njëri-tjetrin. The Sun shkruan se të dy janë takuar bashkë për shumë orë dhe aktorja ka qenë në shtëpinë e tij në Londër. Ata shkojnë shumë bashkë dhe duken shumë të lumtur. Megjithatë as Tom as Hayley nuk e kanë konfirmuar këtë lidhje me njëri-tjetrin.

Ndërkaq Tom Cruise ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike këto ditë, për shkak të një regjistrimi në të cilin ai dëgjohej duke kërcënuar stafin e filmit. Ata kanë thyer rregullat anti-Covid dhe kjo gjë duket se e ka mërzitur shumë aktorin e njohur.

Jo vetëm kaq, por edhe aktori George Clooney ka thënë se Tom Cruise, nuk e teproi me reagimin në lidhje me masat anti-Covid 19 që janë marrë edhe në sheshxhirime duke marrë parasysh faktin se miliona njerëz po humbin jetën nga ky virus vdekjeprurës. Në një emision radiofonik Clonney është shprehur se një reagim të tillë do ta bënte po të ndodhej në situatë të ngjashme. “Mission Impossible 7” po xhirohet këto ditë në Londër, ndërsa më herët ishin në Venecia.

Klan Plus